Ish-zv.presidenti Mike Pence dëshmon para jurisë së madhe për Trumpin dhe ngjarjet në Kapitol Hill

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, doli përpara një jurie të madhe e cila po e heton rolin e ish-presidentit Donald Trump në përpjekjet për t’i përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, i tha Reuters të enjten një burim i njohur me këtë çështje.

Pence ishte brenda Gjykatës së Qarkut të SHBA në Uashington për më shumë se shtatë orë, raportuan më herët ABC News dhe NBC News.  

Paraqitja e ish-zv.presidentit përpara jurisë së madhe vjen ndërkohë që ai po eksploron një sfidë të mundshme ndaj Trump për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.

Trump, i cili e bëri publike në fund të vitit të kaluar ofertën e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, u padit së fundmi në një hetim të veçantë në Nju Jork mbi pagesat e supozuara në këmbim të heshtjes.

Të mërkurën, Trump e humbi një apel për ta bllokuar ishzv.presidentin Pence që të dëshmonte në hetimin e prokurorit special, sipas CNN.

Në fillim të këtij muaji, Pence bëri të ditur se nuk do ta apelonte vendimin e një gjyqtari që kërkonte që ai të dëshmonte para jurisë së madhe federale për bisedat që kishte me Trump e të cilat që çuan në sulmin vdekjeprurës në Kapitol Hill të SHBA më 6 janar 2021.

Këshilltari Special Jack Smith mori përsipër hetimin në përpjekjet për t’i përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, duke përfshirë një komplot për të paraqitur skema të rreme elektorale për ta bllokuar Kongresin nga certifikimi i fitores së demokratit Joe Biden.

Përpara sulmeve të Kongresit të vitit 2021 nga mbështetësit e Trump, presidenti i atëhershëm kritikoi vazhdimisht Pence për refuzimin e përpjekjes për të parandaluar Kongresin që të vërtetonte fitoren e Bidenit në zgjedhjet e 2020.

Trump po përballet gjithashtu me pengesa të tjera ligjore, duke përfshirë një hetim të veçantë të këshilltarit special për trajtimin e tij të dokumenteve të klasifikuara dhe një hetim në Gjeorgji lidhur me ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet e shtetit të vitit 2020./Reuters