Ish-trajnerja e Suedisë emërohet në krye të ekipit kombëtar të vajzave të Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e vajzave është bërë me trajnere të re. Në një konferencë për media është prezantuar shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës.

Në krye të Kombëtares së vajzave është emëruar Anneli Andersen, e cila gjatë karrierës së saj ka qenë edhe selektore e Suedisë në kategorinë U19 dhe U20 dhe U23.

Gjatë konferencës, Adersen ka premtuar se do të punojë maksimalisht për ta ngritur futbollin e femrave në Kosovë.

Ajo është shprehur se kjo nuk do të jetë e lehtë, duke e pasur parasysh nivelin e futbollit të femrave në Kosovë.

Ekipi kombëtar i vajzave deri para pak javësh është udhëhequr nga Afërdita Fazlija e cila u shkarkua me 2 shkurt.

Përveç Fazlijës, janë shkarkuar edhe i gjithë stafi i kombëtares e po ashtu u vendos që deri në përzgjedhësen e re, Kombëtaren U21 dhe Kombëtaren në Kategorinë e Vajzave ta drejtojë Albert Bunjaki.

Kosova në kategorinë e femrave në dy ndeshjet e radhës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023. do të përballet kundër Norvegjisë me 7 prill ndërsa pesë ditë më vonë do të përballet kundër Belgjikës. Të dy këto kombëtare gjendet në pozitat 1 dhe 2 në tabelën e grupit F.

Kosova pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara ka arritur të grumbullojë katër pikë dhe gjendet në pozitën e pestë në tabelë.

FFK nesër prezanton selektoren e Kosovës