FFK nesër prezanton selektoren e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës gjatë ditës së nesërme do të prezantojë selektoren e Kosovës në kategorinë e vajzave.

Komitetit ekzekutiv i FFK-së kishte vendosur më 2 shkurt që përzgjedhëses së kombëtares “A” të vajzave dhe gjithë shtabit teknik të mos i vazhdohet kontrata-bashkëpunimi.

Më pas u vendos që Albert Bunjaku të ishte koordinator i kombëtareve U21 dhe kombëtares së Kosovës në kategorinë e vajzave deri në zgjedhjen e trajneres së re.

“KE caktoi si Koordinator z. Albert Bunjaku të këtyre Kombëtareve, derisa të bëhet zgjedhja e përzgjedhësve të këtyre Kombëtareve”, thuhej në njoftimin e FFK-së.