Foto: Facebook/Hamid Karzai

Ish-presidenti afgan Hamid Karzai: Unë dhe familja ime do të qëndrojmë në Kabul

Ish-presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka njoftuar se ai dhe familja e tij do të qëndrojnë në Kabul.

Karzai këtë njoftim e ka bërë përmes një video-incizimi të publikuar në profilin e tij në Facebook.

“Ne shpresojmë se sfidat e vendit tonë dhe të kryeqytetit tonë do të zgjidhen në rrugë të drejtë dhe paqësore”, ka thënë ai, raporton BBC.

Hamid Karzai u ka bërë thirrje si forcave të sigurisë të lëvizjes talebane që të sigurojnë sigurinë e jetës dhe pronës së popullit.

Këtë deklaratë ish-presidenti e bëri në kohën kur talibanët ia mësynë kryeqytetit Kabul dhe tashmë e kanë marrë nën kontroll qytetin, ndërkohë që raportohet se presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga vendi.

Karzai ishte zgjedhur president i Afganistanit më 2001, në vitin kur filloi pushtimi i vendit nga forcat e Shteteve të Bashkuara dhe qëndroi në pushtet deri më 2014.