Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese: Vetëm me vendim special mund t'i ndalohet një personi të zgjedh ose të zgjidhet

Ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, ka thënë se vetëm një vendim special mund t’ia ndalojë një personi të zgjedhë ose të zgjidhet.

“Vetëm vendimi special prej Gjykatës mund t’ia ndalojë një personi të zgjedhë ose të zgjidhet”, ka thënë Mushkolaj në debatin “Kallxo Pernime”.

Mushkolaj ka sqaruar se vendimi special i gjykatës është kur personit ia ndalon gjykata me vendim të veçantë votën.

Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë duke shpallur përfundimisht Qeverinë Hoti si antikushtetuese.

Të ftuar në emisionin e sotëm ishin Faton Fetahu nga PDK, Tomë Gashi, Kreshnik Gashi, kryeredaktor i KALLXO.com dhe Labinot Leposhitca nga Zyra e Ligjore e BIRN-it.