Mushkolaj: Plani franko-gjerman i hap Kosovës rrugën drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për nenin 7 dhe 10 të propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për ish-gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Gjyljeta Mushkolaj, kjo i mundëson Kosovës që në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje, çdo zgjidhje do të jetë evropiane.

“Që do të thotë në harmoni të plotë me standardet e Këshillit të Evropës, për pozicionin e minoriteteve dhe vetëqeverisjes lokale” – theksoi ajo.

Sipas Mushkolajt, me këtë marrëveshje Kosova është e barabartë me Serbinë.

“Çfarëdo që të kërkohet prej Kosovës, edhe Kosova si palë e barabartë në mekanizma evropianë, do të kërkojë prej Serbisë për minoritetin shqiptar që jeton aty” – ka thënë Mushkolaj.

Ndërsa Bashkimi Evropian ka publikuar planin e njohur si Plani franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky plan përmban 11 nene, si dhe një deklaratë në fillim të tij.

Escobar: Detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shpejt