Instituti Kosovar për Logopedi i dhuron IKSHPK-së tabela komunikimi për pacientët që s’mund të flasin

Instituti Kosovar për Logopedi sot ka dërguar tabela komunikimi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (IKSHPK) për pacientët të cilëve përkohësisht u pamundësohet komunikimi.

Kështu ka njoftuar Instituti përmes Facebook ndërsa ka shkruar se kjo iniciativë është nisur nga Shoqata Filipine e Logopedëve ndërsa janë përshtatur në gjuhën shqipe nga Instituti Kosovar për Logopedi.

Njoftimi i plotë:

Sot kemi dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë (IKSHPK), materialin për pacientët të cilëve përkohësisht u pamundësohet të folurit. Tabelat për komunikim për pacientet me COVID-19 (Për pacientët të cilëve përkohësisht u pamundësohet të folurit)

Iniciativë e nisur nga Shoqata Filipine e Logopedëve. Mënyrat alternative për të mbështetur komunikimin ndërmjet pacientit dhe klinikës janë të rëndësishme. Si rrjedhojë, duke pasur vështirësi që t’i komunikojnë nevojat e tyre, ekzistojnë rreziqe të shumta të cilat mund të shkaktojnë kundër – efekt dhe të afektojnë e vështirësojnë shërimin e pacientit.

Materiali “Comunications Boards for COVID-19 patients on ventilators” është përpiluar nga Philippine Association of Speech Therapy (PASP), Philippine Association of Speech Pathologists ndërsa me autorizim nga PASP, është përkthyer dhe përshtatur nga Instituti Kosovar për Logopedi (IKL). Përkthimi dhe përshtatja e materialit në gjuhën shqipe u realizua nga: Ardita Uka, Flaka Isufi, Erza Haxhijakupi dhe Halime Bici.