Instalacioni ‘frosted pocket’. KALLXO.com.

Instalacioni në 'Manifesta' që provokon për të kaluarën e të ardhmen - VIDEO

Pas shumë vitesh, Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore, i cili gjendet në zonën e Velanisë në Prishtinë është rikthyer në vëmendjen e publikut.

Instalacioni ‘frosted pocket’ (xhepi i ngrirë) i Sislej Xhafës, është ekspozuar brenda këtij memoriali. Instalacioni është hapur në kuadër të “Manifesta”-s.

Memoriali në formë ylli me një glob në mes, nderon ata që dhanë jetën në Luftën e Dytë Botërore.

I kundërt me memorialin, instalacioni provokon për të kaluarën e të ardhmen. Një pompë jofunksionale derivatesh, një karrige, një karikues paneli diellor, një telefon mobil dhe një kujdestar ndërtojnë rrëfimin e Xhafës për monumentin.

“Ashtu si obelisku trekëmbësh në qendër të qytetit, ai qëndron për “vëllazërim-bashkimin” universal. Që nga lufta e Kosovës më 1999, monumenti është lënë në hije nga shtimi i një varreze për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të varrit për ish-presidentin Ibrahim Rugova. Tani më shumë fushë lojërash sesa vend përkujtimi, statusi i tij kontestohet gjerësisht”- thuhet në konceptin kuaroirial të “Manifesta”-s.

Bienalja ‘Manifesta 14” ka mbledhur në Prishtinë mbi 100 artistë nga 30 vende të botës. Vepra dhe instalacione janë vendosur në 25 lokacione të ndryshme ne kryeqytetin e Kosovës

Bienalja “Manifesta 14” do të mbahet deri në fund të muajit tetor.

Instalacioni ‘frosted pocket’. KALLXO.com.
Instalacioni ‘frosted pocket’. KALLXO.com.