Kryetarja e Amsterdamit flet për rëndësinë e hapësirave publike
Kryetarja e Amsterdamit, Femke Halsema, është njëra nga tre të ftuarit që debatuan për “Manifestën” në emisionin “Kallxo Përnime”.
Halsema udhëheq qytetin ku edhe është krijuar festivali “Manifesta”, organizatë ndërkombëtare që është aktive në Amsterdam, por që këtë vit është prezente edhe në Kosovë.
Halsema në “Kallxo Përnime” ka folur për të mirat dhe problemet që ka qyteti nga ajo vjen, mirëpo ka folur edhe për transformimin e hapësirave publike.
Ajo ka thënë se kërkojnë të rivendosin hapësirën publike pasi që, sipas saj, është shumë e nevojshme në shumë drejtime, për të gjetur një hapësirë të përbashkët për njerëzit që jetojnë aty.
“Një atmosferë publike, një domen publik është një e mirë e përbashkët do thoshit ju, unë do të thosha është një domen publik, ku njerëzit mund të ndërveprojnë dhe gjejnë njëri- tjetrin përsëri” – tha ajo.
Halsema shtoi se duhet gjithashtu një atmosferë demokratike dhe një atmosferë politike e cila qëndron fuqishëm kundër korrupsionit, kundër krimit, kundër dhunës.
Tutje ajo tha se gjithashtu është nevoja që të ekzistojë një hapësirë publike për klasat e mesme.
Kryetarja e Amsterdamit ka thënë se në qytetin që ajo qeveris ka tri lloj kërcënimesh, atë nga Londra, kërcënimi nga Venecia dhe kërcënimi nga Palermo.
Halsema ka thënë se në qytetin e saj janë dy grupe prominente të njerëzve. I pari janë më të pasurit, të cilët janë kryesisht ndërkombëtarë, por jo të gjithë nga ta dhe klasa e mesme që janë mësuesit, oficerët e policisë të cilët lënë Amsterdamin dhe kalojnë diku në periferi.
Sipas saj, problemi i parë i tyre është që Amsterdami mund të bëhet qytet ku klasa e mesme nuk mund të jetojë më.
“Kjo krijon një problem të madh pasi që e bën Amsterdamin më pak të jetueshëm siç ka qenë gjithmonë dhe më pak të qëndrueshëm për sa i përket së ardhmes së qytetit, pasi që, le të marrim si shembull se kush do t’i mësojë fëmijët tanë nëse mësuesit nuk mund të jetojnë aty, dhe këtë do ta quaja Problemi i Londrës” – ka thënë ajo.
Tutje, Halsema ka thënë se problemi i dytë është numri i lartë i vizitorëve, të cilët shkojnë në këtë qytetë jo për të përjetuar atmosferën e tolerancës, kulturën e klubeve të nëndheshme, muzetë, por ata që vetëm dëshirojnë të përdorin këtë qytet.
“Në Amsterdam ne kemi 22 milionë vizitorë në vit dhe jemi një vend me sipërfaqe të vogël tokësore, pasi që gjysma e tij është ujë, çfarë të bësh” – ka thënë ajo.
Gjithashtu, Halsema ka treguar se pjesa historike e qytetit, që është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s, do bëhet problem i madh pasi po rrënohet.
“Shumë njerëz të cilët jetojnë Amsterdam po indinjohen nga qyteti i tyre, po i humbin lidhjet emocionale me qytetin. Kjo pastaj kombinohet së bashku me problemin e parë e që vjen edhe segregimi social, qyteti mendon se njerëzit janë shumë të rëndësishëm në mënyrë që qyteti të mbijetojë dhe të jetë i qëndrushëm në aspektin afatgjatë, prandaj ata nuk mund të largohen nga qyteti. Do të thosha që ky është problemi ynë Venedikas” – shprehet Halsema.
Tutje ajo ka treguar se problemi i tretë është ai i Palermos, duke iu refeuar këtu disa vrasjeve qaë kanë ndodhur në këtë qytet.
Këtu ajo përmend vrasjen e një gazetari shumë të famshëm që ndodhi vitin e kaluar, pastaj edhe vrasjen e një avokati, e po ashtu edhe një vrasje tjetër që u bë para këtyre dy të fundit.
“Pas vrasjes së tretë, ne thamë se cili është dallimi me Italinë?” – tha ajo.
Ajo shtoi se rivendosja e hapësirës publike është e nevojshme që të ndihmojë në largimin e këtyre tri problemeve që ajo thotë se janë në qytetin që e qeveris.
Ky debat është realizuar me bashkëpunimin e #KallxoPernime me Manifesta.