‘Manifesta14’ ekosistemi i artit që riktheu historinë në Prishtinë

Një ritregim historik i Kosovës nga “Manifesta” për 100 ditë të ndara në 25 hapësira, gdhendi punën e 103 artistëve nën petkun që prodhoi ngjarje, përjetime, tregime duke i mbledhur në një rrëfimin kolektiv me strukturën kuratore të Bienales në Prishtinë apo vendin e parë të Ballkanit Perëndimor që u përzgjodh brenda ekosistemit kulturor evropian.

Kthina, ambiente të lëna pas dore, të mëdha e të vogla në metra katrorë u vitalizuan me perspektivë si instalacione përkujtuese duke kthyer prapa historinë dhe drejtuar para zhvillimin dhe formën se si rilidhet historia me artin.

706 artikuj në mediat botërore dhe rreth 100 gazetarë vizituan kryeqytetin e Kosovës. Po ashtu riaktivizimi i hapësirave shtoi interesimin e pjesëmarrësve duke rritur mundësinë e tyre që të punojnë dhe kontribuojnë për artin me 175 persona staf mbështetës dhe 53 të tjerë që kanë punuar me orar të plotë.

“Manifesta14” u përbë nga një program ndërdisiplinor artistik përmes së cilit, sipas organizatorëve u investuan 1.7 milionë euro, me perfomanca, ngjarje dhe punëtori të edukimit.

Nata përmbyllëse e “Manifesta”-s, 30 tetor 2022 – FOTO: KALLXO.com

Hapësirat që kanë pasur ndërhyrje artistike dhe u bënë skenë operimi artistik ishin: Grand Hotel Prishtina, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Kino ARMATA, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë, Galeria Kombëtare e Kosovës, Universiteti i Prishtinës, Galeria e Fakultetit të Arteve,  Rruga “2 Korriku”, Çelësa Punues /Key Service, ish-shtëpia e Mallrave Gërmia, Kino Rinia, Qendra për Praktikë, Rrëfyese, Sheshi “Adem Jashari”, Muzeu Kombëtar i Kosovës, Hamami i Prishtinës, Foundation 17 – Hapësira e Galerisë, Muzeu Etnologjik, Fabrika e Tullave,  Korridori i Gjelbër, Rilindja, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Observatori i Prishtinës, Banesa; Memoriali i Martirëve të Luftës së Dytë Botërore; Shtëpia-Shkollë Hertica.

64% e pjesëmarrësve që punuan erdhën nga Ballkani Perëndimor ndërkaq 39% nga Kosova dhe 30 të tjerë kanë ardhur nga 30 shtetet të ndryshme, puna e të cilëve bëri Prishtinën destinacion të kërkuar dhe nën vëmendjen botërore.

Hapësirat dhe vendet e përkufizuara si të papërdorura morën kuptim në rritjen e deversitetit kulturor dhe pasurimit të tij nga artet bashkëkohore, kjo do të thotë që arti bineal u manifestua në forma të reja përmes programit radio dhe aktivitete podkaste.

Të gjitha këto rritën dhe fuqizuan bashkëpunimin me Fondacionin Ndërkombëtar të Manifestës duke sjellur 7,833 vizitorë, në hapësirat e brendshme u arritën 151.609 vizita dhe mbi 626.210 vizita në veprat e paraqitura në hapësirat publike, tregojnë të dhënat e Bienales.

Hedwig Fijen themeluesja e “Manifestës14” gjatë konferencës përmbyllëse të Bienales ka pohuar se ky edicion ka qenë më i kërkuari prej të gjithëve, atë kjo e ka mahnitur.

“Pjesëmarrja nga Kosova ka qenë 64%, para tre viteve i kemi ftuar 11 vende duke përfshi Prishtinën, jam mahnitur dhe të gjithë e kanë parë potencialin që keni dhe që duhet të aktivizoni, mund të them që kjo nuk ka ndodhur në edicionet e tjera të ‘Manifestës’ përmes vizitave ne kemi pasur rritje të përdorimit të rrjeteve sociale 33%,”- ka thënë Fijen.

Por sipas saj veprat e artit të realizuara gjatë kësaj kohe duhet ruajtur në një vend dhe disa prej tyre duhet të qëndrojnë në ato hapësira ku gjenden.

“Duhet gjendur një mënyrë për t’i ruajtur të gjitha në një vend. Pastaj, rilindja, fabrika e tubave, shpresojmë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në ato hapësira, gjithashtu hamami do të ketë hapësira në të ardhmen në kuadër të ekosistemit të rigjallëruar”- ka theksuar Fijen.

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës ka bërë të ditur që kësaj here Prishtina është prezantuar ndryshe para botës dhe jo me narrativat e zakonshme.

“Prishtina zuri vëmendjen e mediave botërore tashmë jo për makiatot më të mira në botë as për narrativen e një qyteti të pasluftës por për potencialin e jashtëzakonshëm për të krijuar, për të qenë pikë e rëndësishme në skenën kulturore, evropiane e botërore”-bëri të ditur ai.

Mbi 100 ngjarje të zhvilluara zgjeruan programin artistik dhe atë të edukimit prej shfaqjeve të filmave, leximeve të poezive, netëve të muzikës, punëtorive për fëmijë dhe aktiviteteve me të rinj që shtuan perfomancën pozitive të programit të Manifestës.