Kryetari i Palermos tregon si e shfrytëzuan pasurinë e konfiskuar nga mafia për të mirën e përbashkët

Leouca Orlando është personi që udhëhoqi për 22 vite qytetati italian, Palermo. Ai në emisionin “Kallxo Përnime” në debatin për festivalin “Manifesta” ka rrëfyer se si ka filluar rrugëtimi i tij, cilat sfida i ka kaluar dhe për rikthimin e hapësirave publike, gjë që ndodhi këta muajt e fundit me ardhjen e “Manifestës” në Prishtinë.

Qyteti që ai drejtonte, Palermo, është qytet që pas Luftës së Dytë Botërore kishte krim të organizuar, e që më pas u bë simbol i mikëpritjes së emigrantëve dhe gjithashtu i rikthimit të hapësirës publike dhe njerëzve të cilët nuk ishin nga Palermo.

Ai termin “hapësira publike” e zëvëndëson me termin “një e mirë e përbashkët”, duke e cilësuar “të mirën e përbashkët” si diçka mes privates dhe publikes.

Orlando tregon se në qytetin nga ai vjen, Palermo, kanë zbuluar rëndësinë e të mirës së përbashkët nga pasuria e konfiskuar nga mafia.

Ai ka thënë se kjo pasuri e konfiskuar nuk është publike, nuk është private, por janë të mira të përbashkëta, të përdorura për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta.

Për ta shpejguar më qartë se çfarë saktë mendon me ‘të mirën e përbashkët’ ai si shembull merr vilën e një shefi të mafias dhe një stacion policor.

“Më falni, është një mesazh fantastik nëse në vilën e një bosi të mafias do të vendosnim thjesht një stacion policor, për të dërguar një mesazh se ishte private, por nuk është bërë publike, por një e mirë e përbashkët” – shprehet ai.

Një mendim ai e ka edhe për hotelin “Grand Hotel” në Prishtinë, ku janë prezantuar vepra të shumta arti gjatë “Manifestës”. Këtë art ai po ashtu e cilëson si një të mirë të përbashkët.

“Copëza e artit në Hotelin Grand a është publike apo private? Nuk e di. Ato konsiderohen të mira të përbashkëta. Një shkollë a është publike apo private? Një zonë këmbësoresh a është publike apo private? Shtëpia e Operas a është publike apo private? Keni parasysh se nëse ne thjesht e ndryshojmë mendimin tonë dhe nuk e marrim parasysh nëse është publike apo private por relevante për të mirën e përbashkët” – thotë Orlando.

Ai thotë se “Manifesta” luan një rol duke promovuar marketing regjenerues, këtu duke thënë se nuk është nevoja që të promovohet bukuria e territorit, por duke u ndryshuar territori për ta promovuar bukurinë e qytetit.

Orlando tregoi se Manifesta në Palermo ka kushtuar 6.8 milionë përafërsisht, ku rreth 3 milionë e gjysëm i kushtoi qytetit, ndërsa pjesa tjetër tha se erdhi nga biletat dhe donatorët.

“Ndikimi ekonomik saktësisht ishte 5 herë më i madh, kjo do të thotë afërsisht 30 milionë të ndikimit ekonomik, por këtu po flas për ndikimin direkt ekonomik, por nëse e konsiderojmë në aspektin afatgjatë është rreth 50 milionë euro” – tha Orlando.

Ai u pyet se duke pasur parasysh përvojën e tij të gjatë çka mund t’i ndihmojë Prishtinës, por përgjigjja e tij ishte se “Prishtina nuk ka nevojë për ndihmën time”, ndonëse tha se është e rëndësishme të bëhet këmbimi i përvojave.

Tutje ai tregoi se shpreson që Prishtina t’i bashkohet Parlamentit Global të Kryetarëve, në mënyrë që të mësojë nga përvojat e të tjerëve.

Prishtina Orlandos i ngjason me qytetin që ai e qeveris për më shumë se dy dekada. Ai kryeqytetin e Kosovës e cilëson si një qytet tërheqës dhe të pasur me kontradikta.

Madje, Orlando e ka vlerësuar edhe homolohun e tij, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama për punën e tij, për të cilën thotë se nuk është aspak e lehtë.

“Që t’i kombinojmë kontradiktat me të drejtat e njeriut, kjo vërtetë nuk është e thjeshtë aspak” – shprehet ai.

Tutje Orlando tregon për fillimet e tij në qytetin që ai qeverisi. Para se ai të vinte në pushtet, Palermo thotë se drejtohej nga mafia.

“Mafia vendoste për ipeshkvin, mafia vendoste për shefin e policisë, mafia vendoste prokurorin, mafia gjithashtu vendoste kryetarin sigurisht, nuk mund ta harroj” – thotë ai duke shtuar se ka pasur raste kur vetë kryetari ishte vetë shefi i mafisë.

Gjatë kohes kur e gjithë kjo ndodhte, Orlando tha se konsiderohej një ateist dhe komunist, pasi ishte kundër mafias.

Ai ka treguar se ndërtesën e parë publike si kryetar i është dashur të ndërtojë bunkerin, ku është bërë gjykimi i më shumë se 400 mafiozëve.

Ai tregoi se mafia, pos krimeve të tjera, vriste edhe njerëz. Këto veprime e kishin shtyrë Papa Gjon Palin t’i bënte thirrje popullit kundër mafias. Orlando tregon se përgjigjja që mori Papa Gjon Pali nga mafia ishte vrasja e një prifti.

“Nga ky moment filloi kalimi nga lufta në paqe, nga lufta e ligjit drejt paqes së të drejtave” – thotë ai duke treguar se një vit pas kësaj ngjarje u zgjodh me 75% të votave.

Ai tregon se zgjedhja e tij si kryetar shënon momentin kur mafisë i shpallet luftë që të mos ushtronte pushtetin në asnjë pjesë të Palermos.

Orlando tregoi se me veprimet e tij, njëra prej të cilave ishte duke ia dhuruar çmimin Qytetar Nderi një personi të dënuar me vdekje vetëm që të dërgonte mesazhin se askush nuk mund të vrasë, as edhe shteti.

Ky debat është realizuar me bashkëpunimin e emisionit “Kallxo Përnime” me festivalin “Manifesta”.