Infektologu mohon të ketë konfirmuar se ka rast të ri me COVID-19

Infiktologu, Dr. Valbon Krasniqi, ka thënë se ende nuk i kanë pranuar rezultatet dhe nuk është në dijeni që ka edhe një razst të ri të infektuar me virusin corona.

Në një bisedë për KALLXO.com, ai tha se janë në pritje të rezultateve.

“Nuk e di, ne ende si kemi marrë rezultatet, jemi tu i pritë. Deri në këtë moment ne nuk i kemi rezultatet deri në këto momente që po flasim”, tha ai.

“Më tregun që më kanë citu, po jo unë s’kam dhanë intervistë.  Nuk informacion zyrtar për rastin, pa dal rezultati ne nuk mund të themi. Ne i marrim mostrat, i qojmë në institut e pastaj i presim rezultatet”, deklaroi ai.

“Nuk më kujtohet dhe nuk besoj që i kam thënë që kemi të konfirmuar.  Ne si klinikë nuk i kemi rezultatet definitive”, tha Dr. Valbon Krasniqi.

Para pak çastesh në media qarkulloi lajmi, ku edhe u citua doktori Valbon Krasniqi për një rast të ri të virusit COVID-19.

Deri më tani, sipas informacioneve zyrtare janë 21 persona të informuar me virusin corona.