Industria e përpunimit të pambukut që po lulëzon në Kosovë

Industria e veshjeve në Kosovë është shndërruar në njërën nga veprimtarit fitimprurëse dhe me mundësi të mëdha për zhvillimin e punësimit.

Janë me qindra punonjës që llogaritet të jenë të punësuar në këtë industri që nisë nga dizajnet ekskluziv të veshjeve deri tek veshjet standarde për qytetarë.

Të shkolluar kryesisht në shkollat e modës jashtë vendit, dizajnerët kosovarë tashmë kanë nisur të krijojnë brende të veshjeve dhe mundësi që të njëjtat të tregtohen edhe jashtë vendit.

Njëra nga kompanitë që ka zgjeruar kapacitetet muajve të fundit është S//Sprint,. Kompania e cila nisi vite më parë me 4-5 punëtorë sot numëron mbi 200 punonjës ndërsa së fundmi ka shpallur konkurs edhe për 100 të tjerë.

Drejtuesit e sajë thonë se industria po zhvillohet me hov të madh ndërsa tani janë duke tregtuar edhe jashtë vendit.

Kompania thotë të ketë shitje në tregun e Zvicrës dhe në rajon ndërsa shitjet kryesore realizohen në tregun e brendshëm.

Kompania që prodhon veshje sportive së fundmi ka sjellë edhe risi të reja.

Me një material cilësor të pambukut, kompania ka nisur të prodhoj bluza për meshkujt dhe gratë të cilat prodhohen mbi idetë e dizajnerëve vendorë të modës.

Me teknologjinë e prodhimit tashmë të dixhitalizuar, brendi “S//Sprint” prodhon veshje të stilit sportiv siç janë trenerka, bluza, duksa, të brendshme, çorape si dhe atlete sportive.

Lënda e parë nuk merret e gatshme, por porositet 6 muaj më parë dhe përshtatet për cilësitë e veshjes sportive. Kjo e bën që produkti i finalizuar të jetë komod dhe cilësor.

Për të sjellë produktin final, fillimisht bëhet dizajnimi dhe caktimi se si do të duket dhe si do të prodhohet produkti. Më pas, bëhet prerja e materialit tek sektori i veçantë i prerjes. Pas prerjes, materiali dërgohet në qëndisje. Aty bëhet qëndisja e logos dhe prej aty shkon në sektorin e qepjes.

Kryesisht kemi të bëjmë me pambuk, me polister, me liter dhe kështu me radhë. Plastelina përdoret pjesë-pjesë, e vendoset kryesisht ku ka pambuk, pasi që elementi kryesor është pambuku. Pjesët e tjera bëhen veçmas.

Pas qepjes, materiali shkon tek sektori i hekurosjes, ndërsa prej aty arrin tek kontrolli, ku kontrollohet për defektet e mundshme gjatë këtyre fazave. Pasi të eliminohen defektet, bëhet finalizimi dhe paketimi i produktit, ku më pas përcjellët për në pikat e shitjes, sipas porosive.

Çdo element i lëndës së parë që mund të prodhohet në Kosovë, S//Sprint kujdeset që ta blejë prej prodhuesve vendorë së pari.

Ajo çka vlen të theksohet, është se S//Sprint prodhimin e produktit e bën të kualitetit të njëjtë, sikurse për tregun e Kosovës edhe për atë Evropës dhe më gjerë.