Industria në vend u ballafaqua me rënie të furnizimit me rrymë, gaz e avull, në muajin qershor 2022

Ndonëse  furnizimi me ujë dhe menaxhim e trajtim të bërllokut në Kosovës, shënoi rritje në muajin qershor në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar për sektorët e industrisë në vend, rënie pati në furnizimin, rënie pati në furnizimin me rrymë gaze e avull.

Rritje më e lartë ishte mbi 6 për qind në furnizim me ujë dhe menaxhime e trajtim të bërllokut.

“Në muajin qershor të vitit 2022, Indeksi i qarkullimit në sektorët e Industrisë, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (qershor 2021)kishte rritje te: Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (6.10%); dhe Industria përpunuese (0.70%)”- thuhet në njoftim

Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar -0.82 për qind dhe Industria nxjerrëse -0.72 për qind.

Tutje ASK tregon se ku pati rritje sa i përket numrit të punësuarve.

“Ndërkaq, struktura e numrit të të punëtorëve kishte rritje te: Industria nxjerrëse (0.03%); dhe Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (0.02%)”- tregon ASK.

Kurse, kishte rënie te: Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar -0.04 për qind; dhe  Industria përpunuese -0.01 për qind.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për muajin qershor 2022”.

Ky publikim, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.