Ilustrim

Incident i rëndë në Berat, tenton ta vrasë kushëririn

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Beratit.

Policia e Beratit sapo ka marrë një njoftim se në fshatin Karkanjoz po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në adresën e dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. S., 35-vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51-vjeç, banues në Karkanjoz, Berat.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip Kallashnikov me 16 fishekë në krehër.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.