Murali ‘Unë nuk jam pronë e askujt. Vetëm edhe një shuplakë është dhunë’. Foto: ‘Humanus Vita’.

Inaugurohet murali i veçantë në një shkollë të Skenderajt

Një mural i veçantë është inauguruar në shkollën fillore “Idriz Barani” në Klinë të Epërme të Komunës së Skenderajt.

Murali “Unë nuk jam pronë e askujt. Vetëm edhe një shuplakë është dhunë”, sipas Organizatës “Humanus Vita” synon ndërgjegjësimin e shoqërisë kundër dhunës në familje.

Doruntina Gashi, drejtoreshë e Organizatës “Humanus Vita” tha për KALLXO.com se ky mural i inauguruar gjatë fushatës “16 Ditë të Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, është si një shprehje artistike që synon të ndikoj drejtpërdrejtë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për rëndësinë e luftës kundër dhunës në familje dhe veçanërisht, për ndalimin e dhunës ndaj grave.

“Murali, një shprehje artistike synon të ndikoj drejtpërdrejtë në ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj dhunës në familje dhe, në veçanti, dhunës ndaj grave. Andaj është vendosur me qëllim në shkollë, sepse besojmë se arsimi është themel i një shoqërie të ndërgjegjshme”- Gashi.

Muralin artistik “Unë nuk jam pronë e askujt. Vetëm edhe një shuplakë është dhunë” i piktorit nga Suhareka, Nazmi Kyqyku, është mundësuar nga Organizata “Humanus Vita” me mbështetjen e Qendrës për Art dhe Komunitet, “Artpolis”