IKSHPK ngrit alarmin, uji në Rahovec është kontaminuar nga kyqjet ilegale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka reaguar për dyshimet të ujit të kontaminuar në Komunën e Rahovecit, që furnizohet nga ‘KRU Radoniqi’ .

Sipas IKSHPK-së, ata kanë dalë në teren dhe kanë marrë mostrat e ujit, të cilat po analizohen në laboratorë.

“Sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyqjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujistjes, andaj apelojmë se kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në reagimin e tyre.

Insituti Kombëtar ka dhënë disa rekomandime për ‘KRU Radoniqi’.

“KRU Radoniqi sa më shpejtë të normailzojë prodhimin e ujit në komunën e Rahovecit dhe të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e Gjakovës dhe të përforcojë kontrollin. Kompania duhet rregullisht të dezinfektojë ujin, ta ngritë vigjilencën dhe mbrotjen për siguri të resursit të ujit sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH dhe furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit”, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.