Ibishi: DASH dhe Qeveria e Kosovës e kanë shpallur 'Wagner'-in si organizatë terroriste

Nuredin Ibishi, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se grupi “Wagner” është shpallur si organizatë terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit e edhe nga Qeveria e Kosovës.

“’Wagner’ ka pasë tentativë edhe më herët përmes ekstremistëve të djathtë atëherë kur ishte tentativa kur është bërë konvertimi i targave dhe kur erdhën ata ekstremistët, ja patrulla e natës erdhën deri te kufiri dhe atje u shfaqën me mbishkrime grupet e Wagner-it”- ka thënë Ibishi.

Ibishi ka thënë se janë identifikuar edhe persona të tjerë të dyshimtë në mesin e protestuesve në veri.

“Kur ishin sulmet në KFOR-in, por edhe në gazetarët, aty janë parë edhe agjentë të BIA-s dhe të Xhandarmërisë, por edhe njëkohësisht janë parë edhe ish-policët, pra janë identifikuar disa prej tyre dhe “wagner”-ët nuk janë parë me shenja, por ka mundësi që të jenë në mesin e civilëve” – tha ai.

KALLXO.com ka filmuar disa mbështetës të “Wagner” në protestën në Leposaviq.