Ilustrim

Ia nxjerrin 200 litra naftë një kamioni, arrestohet të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona që dyshohen si i kanë vjedhur rreth 200 litra derivate nga një kamion me targa vendore.

Sipas Policisë, dy të dyshuarit pak para mbrëmjes së ditës së mërkurë kanë hasur kamionin me targa vendore dhe nga i njëjti kanë vjedhur rreth 200 litra naftë, të cilat i kanë tërheqë nga rezervari.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Obiliqit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Një litër naftë momentalisht po shitet nga 1.89 euro deri në 1.91 euro.