I vazhdohet mandati Komisionit për njohjen e statusit të ish- të dënuarve dhe ish- të përndjekurve politikë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës vendimi i parë i miratuar ishte për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vazhdimin e mandatit të Komisionit qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politik.

Sipas njoftimit të qeverisë, me ndryshimet e aprovuara, në bazë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vend të Artan Abrashit, përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, emërohet Donika Kadaj Bujupi, ndërsa sipas propozimit të Shoqatës së Juristëve, përfaqësues nga Shoqatat e Juristëve emërohet Mazllum Baraliu.