Foto: Ilustrim

I hyri në zyrë dhe ia vodhi kuletën

Policia e Kosovës ka raportuar për dy vjedhje që kanë ndodhur më 4 dhe 5 janar në Prishtinë e Suharekë.

Sipas policisë, në Suharekë ka ndodhur një vjedhje e rëndë, ku disa persona me përdorim të forcës kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli nga ari.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe shkaktuar dëme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në Prishtinë, brenda zyrës, një person i ka vjedhur kuletën një gruaje.

“Viktima femër kosovare raporton se i dyshuari mashkull kosovar ka hyrë në zyrën e saj dhe ia ka vjedhur kuletën”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.