Foto: KALLXO.com Ilustrim

I dyshuari pengoi zyrtarët policor deri sa po i arrestonin vëllain për kanosje

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Sllapuzhan në Komunën e Suharekës.

Njëri nga të vëllezërit u arrestua për kanosje ndërsa tjetri se pengoi policinë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare.

Policia ka njoftuar se fillimisht gjatë kohës sa po arrestonin njërin nga vëllezërit për një vepër penale të kanosjes, vëllai tjetër kishte penguar ata gjatë detyrës.

Dy vëllezërit janë arrestuar e më pas janë dërguar edhe në stacion policor për intervistim.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga vëllezërit është liruar në procedurë të rregullt e tjetri është dërguar në mbajtje.