Foto: Ilustrim

I dyshuari nën ndikimin e alkoolit ushtron dhunë psikike ndaj babait

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi  kishte ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij .

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari  i  kishte shkaktuar frikë dhe stres viktimës.

Ai dyshohet se  kishte qenë nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.