I arrestuari në aksionin anti-prostitucion në Pejë, recidivist i veprave penale

Arrestimin e një të dyshuari në Pejë për mundësim në prostitucion, më 24.05.2024, e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Pejë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi ka njoftuar se janë duke u ndërmarr veprime tjera për këtë rast.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht janë autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast” – ka thënë Nikçi. 

Ndërsa, burime të KALLXO.com kanë treguar se i dyshuari që është arrestuar për mundësim në prostitucion në Pejë është U. L., recidivist i veprave penale.

KALLXO.com raportoi që Prokuroria në Pejë po zhvillon një aksion të anti-prostitucionit në këtë qytet.

Siç ka mësuar KALLXO.com, përveç arrestimit të U.L, njësitë policore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë janë duke kryer disa bastisje në lidhje me këtë çështje.