Humb syrin polici i lënduar në Prizren

Një zyrtar policor është lënduar rëndë pas një shpërthimi që ndodhi gjatë një bastisjeje dje në Zhur të Prizrenit.

KALLXO.com ka marrë të dhëna nga Qendra Klinike Universitare në lidhje me gjendjen e zyrtarëve policorë.

Shaqir Uka, Shef i Repartit Intenziv ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e policit që po trajtohet aty.

“Polici i lënduar është sjellë mbrëmë në QKUK, gjatë ditës është ekzaminu dhe ka pas një intervenim në pjesën e fytyrës. Gjendja e tanishme e policit paraqitet ende e rëndë. Mund të konfirmoj që pas intervenimit njërin sy polici e ka humbur por për tjetrin nuk dihet ende”, tha doktori.

Një polic ka vdekur dhe tre persona të tjerë janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi në një shtëpi në Prizren.

VIDEO – Shtëpia e dëmtuar nga shpërthimi ku u vra polici në Zhur