Historike: BE vendos t'i dërgojë armatim Ukrainës

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se do të propozojë përdorimin e fondeve të BE-së për financimin e armëve, karburantit dhe furnizimet mjekësore për Ukrainën.

Sipas Reuters-it, Komisioni Evropian synon të përdorë 450 milionë euro (507 milionë dollarë) të fondeve të BE-së për të financuar dërgesat e armëve në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se kjo është hera e parë që BE-ja po e financon blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve në një vend të sulmuar.

Bashkimi Evropian ka vendosur të mbyllë hapësirën ajrore për avionët në pronësi ruse, të regjistruar rus ose të kontrolluar nga Rusia, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Siç ka shkruar, avionët nuk do të jenë në gjendje të zbresin, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e BE-së. Kjo vlen, po ashtu, edhe për “avionët privatë të oligarkëve”.

BE-ja po ashtu do t’i ndalojë mediat ruse ne BE, siç janë Russia Today dhe Sputnik, si dhe filialet e tyre./REL