Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Hidhet një granatë dore në Zubin Potok, nga shpërthimi dëmtohen dy vetura dhe një lokal

Policia e Kosovës njofton se më 28.06.2024 ka shpërthyer një granatë dore në rrugën “Arsenije Cernojevic” në Zubin Potok.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes (dyshohet granatë dore) në afërsi të lokalit të tij. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në lokal, si dhe janë dëmtuar dy vetura të cilat kanë qenë të parkuara aty”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti, sipas Policisë, është nën hetime.