FOTO: Thaçi, Veseli, Selimi, dhe Krasniqi në Gjykatën Speciale

Haxhiu: Rreth 16 milionë euro janë shpenzuar për mbrojtjen dhe vizitat e ish-ushtarëve të UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nga buxheti Kosovës janë shpenzuar 16 milionë euro për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga Zyra Prokurorit të Specializuar, përfshirë edhe për vizitat e familjarëve.

“Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka vazhduar me mbulimin e shpenzimeve për ekipet mbrojtëse të ish-luftëtarëve të UÇK-së që janë të akuzuar nga ZPS”- njoftoi Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Tutje ministrja shtoi që publikimi i mbulimit të këtyre shpenzimeve është bërë për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e shpenzimit të parasë publike.

“Me qëllim të ofrimit të transparencës dhe llogaridhënies në lidhje me shpenzimin e parasë publike, deri tani për periudhën tetor 2020 – dhjetor 2022 nga buxheti i Republikës së Kosovës janë shpenzuar rreth 16 milionë euro për mbrojtjen dhe shpenzimet e vizitave të familjarëve të ish-ushtarëve të UÇK-së”- pohoi Haxhiu.