Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu

Haxhiu për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë: Drejtësia të veprojë dhe dorasët të marrin dënime meritore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu, 18 vjeçari nga Podujeva, nga dy të dyshuarit bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës.

Haxhiu thotë se ngjarja tronditëse prekë ndërgjegjen qytetare dhe tërheqë alarm institucional për edukim të mirëfilltë të fëmijëve.

“Vrasja e të riut Lulzim Fejzullahu nga dy bashkëmoshatarë të tij është ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetarët e Kosovës. Është tmerrues fakti kur dëgjon për humbjen e jetës së një të riu, aq më shumë kur jeta e tij merret dhunshëm, në mënyrë totalisht të pamëshirshme. Kjo ngjarje tronditëse prekë në ndërgjegjet tona qytetare dhe tërheqë alarm institucional, për edukim të mirëfillt të fëmijëve”- ka shkruar ajo në Facebook.

Ministrja thotë se publikimi i pamjeve nga disa media nuk janë të dobishme për askënd por vetëm për Prokurorinë.

“Sikur ky lajm të mos mjaftonte, disa media publikuan edhe pamjet brutale të këtij akti, pamje të cilat nuk mund të jenë të dobishme për askë veçse për Pokurorinë. Nga njëra anë mungesë e theksueshme e emisioneve edukative, emancipuese, dhe në anën tjetër me nxitim shpërndarje të pamjeve të dhunës e vrasjeve. Kjo nuk është në rregull dhe si e tillë nuk mund të pranohet”- deklaron Haxhiu.

Haxhiu thekson se drejtësia duhet të veproje dhe dorasët duhet të marrin dënimet meritore.

“Për vrasjen e Lulzimit drejtësia duhet të veprojë dhe dorasët duhet të marrin dënimet e meritore. I ndjeri Lulzimi, u prehtë në paqe! Ngushëllime familjarëve dhe shoqërisë së tij”- përfundoi ajo.

Rrahim Fejzullahu, xhaxhait i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu ka treguar se nipi i tij u godit dhe më pas u rrah për vdekje nga dy të mitur.

Ai ka treguar se i gjithë rasti ka nisur te berberi dhe sipas informacioneve të tij ka qenë një fjalosje e rastit.

“Lulzimi ka qenë një djalë i pa sherr, i pa probleme. Lulzimi ka qenë një punëtor, ka punuar në një hamburger (fast-food), e ka mbajt vetën. Ka qenë jetim i pa baba i pa nënë.

Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se po në të njëjtën ditë (14 janar) kanë arrestuar dy të dyshuar dhe se rasti është ricilësuar si “Vrasje e Rëndë”.

“E godasin me veturë, pastaj e rrahin brutalisht”, xhaxhai i 18 vjeçarit nga Podujeva pas vdekjes së nipit të tij