Haskuka: Kosova për herë të parë u bë me Muze të Dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se 22 vite pas përfundimit të luftës, Kosova për herë të parë u bë me Muze të Dëshmorëve.

Ai ka thwnw se në këtë Muze do të ekspozohen dokumente dhe eksponentë të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ditën e Çlirimit të Prizrenit, sot së pari filluam duke bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë. Pastaj, bashkë me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz, deputetët e Kuvendit të Kosovës, familjet e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta dhe drejtorët komunalë, e përuruam Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë”, ka shkruar Haskuka.

Ai tha se vizitorët e këtij Muzeu, nga dita e sotme, do të mund t’i shohin të grumbulluara në një vend, dokumentet që e dëshmojnë gjenocidin e kriminelëve serbë në Kosovë.

“Aktualisht janë duke u ekspozuar mbi 215 biografi individuale të dëshmorëve të rënë, hartat rajonale të operacioneve të UÇK-së, si dhe po ashtu filma dokumentarë kushtuar dëshmorëve”, ka bërë të ditur Haskuka.