Takimi Thaçi - Kurti - 13.03.2020

Hashim Thaçi flet për qeveri "të unitetit dhe gjithëpërfshirëse"

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas rrëzimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës.

Në një deklarim për media presidenti Thaçi deklaroi se shumë shpejt do t’i ftojë partitë parlamentare për të diskutuar për krijimin e qeverisë së re.

“Pas rënies së Qeverisë, si President i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamente për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetin, unitetit dhe gjithëpërfshirëse. Në çdo hap timin si president i vendit do të respektoj në plotëni i Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, u shprehë presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme për media.

Mocioni i propozuar nga LDK, kaloi në seancën e së mërkurën me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Përveç deputetëve të Vetëvendosjes, kanë qenë edhe 3 deputetë të LDK-së që kanë qenë kundër rrëzimit të qeverisë, pjesë e së cilës ishin edhe vet ata.

Pas rrëzimin të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar zëvendësin e tij, Avdullah Hotin.