Arkiv

Haradinaj premton një të tretën gra në qeverisje

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD ka premtuar se nëse vjen në qeveri do të ketë minimum një të tretën gra.

Në DebatPernime përballë Jeta Xharrës, Haradinaj e premtoi këtë.

“Një e treta pajtoj që minimum duhet me qenë. E premtoj publikisht që po”, tha Haradinaj.

Kujtojmë se në qeverisjen e kryeministrit në dorëheqje nuk kanë qenë 30 për qind të ministrive të udhëhequra nga gratë.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partite, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Driton Çaushi, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi. Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.