Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj: E konsideroj të padrejtë dhe të padobishëm vendimin e Albena Reshitajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj për të marrë pjesë në seancën ku po votohet për presidentin e ri të vendit.

Haradinaj nuk e ka komentuar nëse Reshitaj do të kaloj në ndonjë grup parlametnar.

“Nuk e kemi diskutuar kjo pjesë se a do të kaloj diku tjetër. Unë i kam thanë që nuk na është kërkuar asgjë si subjekt politik. E konsideroj të padrejtë dhe të padobishëm vendimin individual të zonjës Reshitaj. Vendimi i saj është jo i drejtë, jo i duhur dhe jo i arsyetuar”, tha Haradinaj në RTV Dukagjini.

Haradinaj tha se sot deputeti Reshitaj e ka njoftuar se ajo do të marrë pjesë në seancë.

“Si subjekt politik nuk na është kërkuar vota. Nuk na është prezantuar ndonjë marrëveshje, qe të votojmë presidentin. Sot jam informuar nga Albena Reshitaj që dëshiron me marrë pjesë në seancë. Unë kam shprehë qëndrimin kundër, që të mos merret pjesë në seancë”.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me deputeten Albena Reshitaj, por ajo nuk ka qenë e qasshme në telefon dhe mesazhe.

Albena Reshitaj kundër kreut të partisë, merr pjesë në seancën për presidentin