Albena Reshitaj kundër kreut të partisë, merr pjesë në seancën për presidentin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është duke marrë pjesë në Kuvendin e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme ku po pritet që të votohet presidenti i vendit.

Reshitaj është parë në ulësen e saj përkundër se kreu i partisë së saj, Ramush Haradinaj ka deklaruar se AAK nuk do të marrë pjesë në senacën për zgjedhjen e presidentit.

“Deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit”, ka shkruar Haradinaj.

Në anën tjetër, Haradinaj ka shkruar se koncentimi i pushtetit në një person është në dëm të demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

E Ambasada Amerikane ka kërkuar nga deputetët që të përmbushin përgjegjësinë e tyre dhe të sigurojnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim një votim të Asamblesë për presidentin. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar një kuorum”, thuhet në publikim e ambasadës amerikane në Facebook.

Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta janë emëruar zyrtarisht dy kandidatura për president.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com