Haradinaj: AAK do të qëndrojë në opozitë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se partia që ai e udhëheq, AAK, do të qëndrojë në opozitë.

Haradinaj ka shtuar se nuk kanë asnjë lloj komunikimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Projekti që paraqet z.Kurti është mashtrim me kohë edhe e kam quajtur Kurtin mashtrues për faktin se bindja ime ka qenë se qasja e tij ndaj temave dhe realitetit të jetës nuk përputhet, nuk qëndron ashtu megjithatë qytetaret kanë vendosur dhe ne jemi opozitë. Por, s’kemi asnjë lloj komunikimi me Kurtin”, ka thënë ai.

Kryetari i AAK-së po ashtu e ka mohuar edhe ndonjë komunikim apo takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

LVV dhe LDKedhe pas më shumë se 100 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet e parakohshme, nuk kanë arritur një ujdi për bashkëqeverisje.

LDK ka kërkuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës deri në marrjen e postit të presidentit ndërsa LVV i ka ofruar 6 ministri dhe postin e presidentit.