Foto: Facebook/ Teatri AAB ‘Faruk Begolli’

Hapet thirrja për pjesëmarrje në edicionin e 5-të të festivalit, ‘Prishtina International Theater Festival’

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, “Prishtina International Theater Festival” (PITF) dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë kanë hapur thirrjen për pjesëmarrje në edicionin e pestë të Festivalit PITF 2021.

Përmes kësaj thirrje, ftohen të gjitha teatrot profesionale, kompanitë teatrore, kompanitë e pavarura teatrore dhe format e tjera të prodhimeve teatrore, që deri më 30 qershor 2021 të dorëzojnë propozimet e tyre për pjesëmarrje në edicionin e pestë të këtij festivali.

Edicioni i 5-të i PITF do të mbahet nga 23 deri më 30 shtator 2021, në Kolegjin AAB në Prishtinë.

“Festivali ka karakter garues, me një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medias. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë si dhe ndan Çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit. Qëllimi i festivalit është të prezantojë projektet teatrore me cilësi të lartë nga e gjithë bota dhe të shkëmbejë mendime, ide, plane dhe përvoja, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve”, thuhet në njoftimin e PIFT, në Facebook.

Thirrja për pjesëmarrje në PITF 2021