Hapet aplikimi për shtesat për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2011

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2011 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.

Në vijim mund të gjeni vegezën për aplikim:

https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index?ReturnUrl=%2FServices%2FSubService%3Fservice%3D312

Këta fëmijë do të përfitojnë nga 10 euro në muaj sipas vendimit të qeverisë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 10 shtator 2021 mori vendimin që të ndajë shtesa për nënat lehonat dhe për fëmijët.

Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2020 do marrin 20 euro në muaj.

Ndërsa nga janari i vitit 2022 gradualisht janë shtuar grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj.