Ndertesa e Komunes se Pejes, Photo: Atdhe Mulla.

Hakohet faqja e Komunës së Pejës në "Faceebook"

Faqja zyrtare e Komunës së Pejës në rrjetin social “Facebook” është hakuar, dhe në të janë duke u publikuar në vazhdimësi disa video-materiale.

Kjo është konfirmuar për KALLXO.com edhe nga zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj, i cili ka thënë se janë duke punuar për ta kthyer faqen.

Zekaj tha se tash e më shumë se një muaj, që nga data 05.04.2024, kur edhe ka qenë postimi i fundit në faqen e Komunës, nuk kanë qasje në të.

“Faqja na është hakuar, jemi duke punu me dy IT për me e rikthy” – tha zëdhënësi.

Tutje ai shtoi se Policia e Kosovës është njoftuar rreth këtij rasti që nga fillimi kur u është pamundësuar qasja në faqe.

Ai shtoi se IP-ja po rezulton se janë jashtë territorit të vendit, pra dyshimet janë se faqja është hakuar nga persona jashtë Kosovës.

https://www.facebook.com/zip.peja