"Hajnat n'burg", "Duam zgjedhje", brohorasin protestuesit që po e kundërshtojnë votimin e Qeverisë Hoti

Teksa brenda Kuvendit është duke u mbajtur seanca për votimin e qeverisë Hoti, një grup i qytetarëve janë duke protestuar jashtë duke borohoritur emrin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Ata poashtu kanë brohoritur “Hajnat n’burg”, “Duam Zgjedhje”, “O Albin ti ku je, krejt Kosovën ktu e ke” si dhe brohoritje të tjera.

Seanca e e cila po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës ka vetem një rend të ditës, votimin e qeverisë së re e cila pritet të udhëhiqet nga Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së.

Në këtë mbledhje nuk kanë marrë pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe kryeparlametarja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo seancë është duke u udhëhequr nga Kujtim Shala nga LDK.