Gruaja then karantinën nga Klina për ta vizituar burrin

Një grua është arrestuar dje, pasi që nga Klina kishte udhëtuar për në Zubin Potok, tek burri i saj jashtë martesor.

E njëjta sipas njoftimit nuk kishte respektuar urdhërin që të qëndrojë në Klinë, pasi që qyteti gjendet në karantinë.

Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara kishte kaluar disa herë kufirin në Bërnjak nga Kosova për në Serbi dhe anasjelltas.

Policia bënë të ditur se janë identifikuar personat me të cilët e dyshuara ka pasur kontakt.

Në këtë rast, me urdhër të prokurorit personat e identifikuar janë vetë izoluar.