Foto: KALLXO.com Ilustrim

Gruaja raportoi se pas një mosmarrëveshje u sulmua nga burri, i njëjti i vuri zjarrin edhe shtratit

Një grua ka raportuar në polici në Mitrovicë mbrëmë se është sulmuar nga burri i saj.

Sipas viktimës, pas një mosmarrëveshje, burri e kishte sulmuar fizikisht.

Madje i njëjti sic ka raportuar gruaja, në shenjë revolte i ka vënë zjarrin edhe shtratit të dhomës së fjetjes.

Zjarri është lokalizuar ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Prokurori kujdestar ka vendosur që pas intervistimit, të dyshuarin ta dërgoj në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si lëndim i lehtë trupor dhe zjarr vënie.