Gruaja arrestohet pasi rrahu një grua tjetër

Një grua ka marrë lëndime të rënda trupore për shkak se është rrahur nga një grua tjetër.

Kjo e fundit është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubiqevë.

Sipas sqarimit të policisë, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në Prizren.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të rënda që ka marrë nga e dyshuara.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.