Greva në arsim - LIVE

Në emisionin ‘Kallxo Përnime’ po transmetohet debati për grevën e mësimdhënësve.

Shkollat e Kosovës janë të mbyllura e fëmijët në shtëpi pasi Qeveria dhe Sindikata nuk po arrijnë marrëveshje për rritje të pagave.

Sa pritet të ketë ndikim humbja e mësimit në suksesin e fëmijëve?

Si të arrihet një marrëveshje për nisje të mësimit?

Çfarë thonë Këshilli i Prindërve për grevën?

Për këtë temë po diskutohet në studio me panelistët: Nexhat Llumnica nga Këshilli grevist i BSPK-së, Arjeta Rexhepi, deputete e LVV-së, Labinot Salihu, përfaqësues i Këshillit të Prindërve dhe Muhamet Gjioka, drejtor i Arsimit në Drenas.