Ilustrim

Grabitje në një pompë të derivateve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një rast i grabitjes ka ndodhur para rreth një ore e gjysmë në një pompë të derivateve buzë rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Sipas zëdhënësit, Policia sonte rreth orës 22:40 ka pranuar informatën për një grabitje në një pompë të derivateve në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë.

Menjëherë njesitë policore kanë vazhduar për në lokacion dhe rasti është konfirmuar, tha Hoxha.

Sipas tij janë informuar edhe njësitë e tjera relevante dhe janë ndërmarrë veprime operacionale dhe hetimore.