Ilustrim

Grabitet një shtëpi dhe zyra e një kishe në Shtërpcë

Dy raste të vjedhjeve kanë ndodhur dje në Shtërpcë. Brenda pak orëve sipas Policisë u grabit zyra e një kishe dhe një shtëpi.

Në rastin e parë, sipas Policisë në zyrën e kishës kanë arritur të merren një shumë parash nga disa persona të panjohur.

Rasti është raportuar në Polici nga një burrë, rreth orës 09:45, përderisa për këtë ngjarje është njoftuar edhe prokurori kompetent me vendim të së cilit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Po ashtu, Policia ka thënë se njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin.

Rasti i dytë i vjedhjes ka ndodhur pas 2 orësh, ku kësaj radhe cak i grabitjes ka qenë një shtëpi.

Në Policinë e Kosovës është paraqitur një grua, e cila është ankuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda vilës së saj.

Nga aty, sipas ankueses është marr një televizor, një fshesë elektrike dhe disa enë kuzhine.

Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55 dhe se rasti nën hetime.