Goli që shënoi Shqipëria, më i shpejti në historinë e Europianit

Nedim Bajrami nga Kombëtarja e Shqipërisë shënoi gol në sekondën e 23-të të lojës ndaj ekipit kundërshtar, Italisë, duke e bërë kështu golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në historinë e kampionatit Europian.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të UEFA-së, rekordi për golin më të shpejtë të shënuar e mbante Dmitri Kirichenko në ndeshjen Rusi-Greqi në vitin 2004, gol ky i shënuar në minutën 1:07.

Pasi Nedim Bajrami shënoi gol ne sekondat e para të lojës, në minutën e dhjetë Italia barazoi në ndeshjen me Shqipërinë për EURO 2024, derisa në minutën e 17-të me golin e dytë kaloi në epërsi.

Shqipëria ka kaluar në epërsi në minuatat e parë të ndeshjes me Italinë në stadiumin “Signal Iduna Park” në garat e Euro 2024.

Sot Shqipëria fillon kampanjën në Kampionatin Evorpian ‘Gjermani 2024’, me ndeshjen e Grupit B ndaj Italisë.