Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Glauk Konjufca “kërcënon” deputetët me heqje të mëditjes

Kuvendi i Kosovës pritet vazhdojë seancën, të cilën e filloi paraditen e sotme.

Deputetët kanë filluar të vijnë në sallë por ende nuk ka kuorum për të vazhduar.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, rreth mungesës së deputetëve në sallë, në formë shakaje ka thënë se po përton ta përdorë fjalinë për heqje të mëditjes.

“Po përtoj me përdor fjalinë heqja e mëditjeve, se nuk i zen salla pastaj”, është shprehur Konjufca me shaka.