Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Gjykata Supreme refuzon ankesën e kandidates së LDK-së se në dy vendvotime i mungojnë votat

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e kandidates për Kuvend Komunal të Prishtinës e cila kishte pretenduar se në dy vendvotime në kryeqytet sipas saj i mungojnë votat.

B.H kishte pretenduar se në njërin fshat nuk ka asnjë votë edhe pse e njëjta ka familjarë dhe miq që pohojnë se kanë votuar për të, ndërsa në një nga vendvotimet në qytet ka vetëm 10 vota.

“Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa është refuzuar si i pabazuar apeli i parashtruar nga B.H., kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me seli në Prishtinë … e cila pretendon se në vendvotimin në Shkollën Fillore “…”në …, i mungon një numër i votave dhe përkundër pritjes, e njëjta ka vetëm 10 vota, ndërsa edhe në fshatin …, ku ka vetëm një vendvotim nuk ka asnjë votë edhe pse ka familjarë dhe miq që i pohojnë se kanë votuar për të… Në një gjendje të tillë faktike, Gjykata Supreme e Kosovës pranon si të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-it”, thuhet në vendim.

Këtu mund të gjeni vendimin e plotë të Gjykatës Supreme.