Ilustrim

Gjykata kishte lëshuar urdhër mbrojtje, nëna raportoi djalin  në polici për dhunë në familje

Një grua, ka raportuar në polici djalin e saj për të cilin policia ka njoftuar se ka edhe probleme shëndetësore mendore, pasi që i njëjti po dyshohet se kishte fyer e më pas edhe kërcënuar viktimën.

Rasti ka ndodhur sipas policisë më 14.04.2024 rreth orës 22:00.

Sipas raportit policor, palët e cekura edhe më parë kanë raportuar rast të dhunës në familje dhe për këtë gjykata ka lëshuar urdhër mbrojtës.

I dyshuari është arrestuar ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit  i njëjti është dërguar në mbajtje dhe rasti është iniciuar si dhunë në familje për rastin e nënës së tij dhe mospërfillje të urdhrit të gjykatës.