Policia e Kosovës

Gjuajtje me armë në Prishtinë, Policia jep detajet

Në Prishtinë, në mesnatën e mbrëmshme (03.06.2024), një person ka raportuar në polici se persona të panjohur, nga vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër.

Ky i fundit sipas policisë, i është kundërpërgjigjur, duke gjuajtur edhe ai me armë zjarri.

“Si pasojë e gjuajtjeve janë dëmtuar dy vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 9 predha dhe një fishek”- ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Rasti është nën hetime.